Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 11:51

Tokio – Korporata japoneze “Tojota” komunikoi se në kapacitetet e saj në Indi do ta zvogëlojë prodhimtarinë e automjeteve për 70 për qind deri më 4 qershor, për shkak të mungesës së autopjesëve, të shkaktuar nga tërmeti shkatërrues dhe cunami në Japoni më 11 mars.

Zëvendësdrejtori i filialit indian të Tojota-s, Sandep Sing deklaroi se “zvogëlimi i paralajmëruar i vëllimit të prodhimtarisë paraqet vetëm masë të parakohshme, e cila fo dë të jetë në fuqi nga 25 prilli deri më 4 qershor”.

“Do të prodhojmë rreth 7.000 automobila brenda një muaji më pak sesa zakonisht”, tha ai.