Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 18:50

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi kanë vlerësuar se autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë duhet të shpejtojë edhe bashkëpunimin në komunikim mes qytetarëve dhe institucioneve të  dyja vendeve.

Gjatë takimit të tyre në Tiranë, presidenti Topi tha se kjo rrugë ofron mundësi të mëdha bashkëpunimi në lëmin e ekonomisë dhe atë të bujqësisë dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të shtetit shqiptar për Kosovën.

Krasniqi po merr pjesë në pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë për Rajonin e Detit të Zi, që po mbahet në Tiranë