Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:43

Tokio – Të gjitha fabrikat e koncernit automobilistik “Tojota” e rifilluan sot punën pas pothuajse pesë javëve ndërprerje, bëri të ditur zyra e gjigantit automobilistik në Tokio.

Plane për ripërtëritje graduale të prodhimtarisë paraprakisht publikuan edhe prodhues të tjerë prijës japonez të automobilave.

Sipas llogarive fillestare ndërprerja e punës për shkak të katastrofës së 11 marsit i ka kushtuar “Tojota”-s, 200.000 automjete të paprodhuara, “Nisan”-it dhe “Honda”-s, 45.000.

Kompanitë, megjithatë komunikuan se prodhimtaria do të ripërtërihet me vëllim jo të plotë. Mungesa e pjesëve pasqyrohet në vëllimin e prodhimtarisë të fabrikave japoneze të automobilave në Amerikën Veriore. Mungesa e pjesëve nga Japonia i ka prekur edhe “Xheneral motors”, “Ford” dhe “Pezho Citroen”.