Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:59

Tiranë – Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë do të rrisin shërbimet ndaj biznesit, anëtarë të tyre.

Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla, tha sot në një prononcim për ATSH-në, se po synohet që disa nga shërbimet që tashmë ofrohen për biznesin nga administrata shtetërore, biznesi ti marrë pranë zyrave të Dhomave .

“Biznesit synojmë ti ofrojmë një sërë shërbimesh që kanë të bëjnë me vertetime që jepen nga administrata shtetërore, konkretisht doganat, tatimet, apo dhe transportet dhe mjedisi. Shume shpejt biznesi këto shërbime mund t’i gjejë pranë dhomave të Tregtisë ku është i anëtarësuar. Ky hap do të shërbejë jo vetëm për të ulur burokracitë e administrates, por edhe për t’i shërbyer më shpejt biznesit”, deklaroi Zhilla.

Aktualisht, në të 12 qarqet e vendit zhvillojnë aktivitetin e tyre Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë.