Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 12:46

Tiranë – Në fillim të kësaj jave, një pjesë e produkteve ushqimore që vijnë nga importi si, vaj, sheqer, miell etj, kanë pësuar ulje të çmimit të shitjes së tyre kundrejt javës së kaluar.

Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëjnë të ditur se sot, në tregjet e kryeqytetit, vaji i lulediellit shitet me 220 lekë për kilogramë (litri nga 300 lekë që ishte një javë më parë, sheqeri nga 140 lekë), që arriti çmimin maksimal para dy muajsh, tashmë shitet me 110 lekë/kg, ndërsa mielli dhe nënproduktet e tij janë ulur më pak.

Kjo ulje çmimesh ka si shkak rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare prej nga furnizohen grosistët. Sipas tregtarëve, fuqia blerëse nuk është ulur dhe qëndron në të njëjtat nivele prej shumë vitesh, pavarësisht nga luhatjet që pësojnë çmimet në treg.

Ndërkohë, që prej disa javësh, me daljen në treg të prodhimit bujqësor vendas, treguesi i çmimeve për këto produkte vazhdon të ruajë trendin e rënies.