Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 15:18

Tiranë – Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bën të ditur se në këtë fillim javë çmimet e prodhimeve bujqësore vendase janë ulur me rreth 20-30%, kundrejt javës së kaluar.

Sipas specialistëve të bujqësisë, çmimet e fruta perimeve të stinës janë ulur ndjeshëm, pasi ka hyrë prodhimi vendas, ndërsa ato të dimrit, të cilat janë importi, janë rritur.

Kështu, specat, kungujt, patëllxhani shiten me 160 deri 180 lekë për kilogram, ndërsa çmimet e karrotës, spinaqit kanë rënë ndjeshëm deri 60 lekë për kilogram.

Referuar treguesve të MBUMK-së, çmimi i mollëve, portokalleve, (që vijnë nga importi), ka shënur rritje 10-15 %, ndërkohë që tregtarët shprehen optimistë se çmimet e fruta perimeve të stinës do të ulen edhe më shumë  gjatë verës, pasi do të shtohet prodhimi vendas. Megjithatë, ato do të jenë më të larta se vitin e kaluar, pasi është rritur kostoja e prodhimit.