Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 16:26

Tiranë – Këshilli i Ministrave miratoi të premten fondin për kompensimin e taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 21 bashki dhe 25 komuna.

Në mbledhjen e radhës së qeverisë u akordua fondi prej , që do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.