Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 08:11

Tiranë – Banka Procredit ka çelur dje në Tiranë, një qendër të re biznesi të specializuar, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Godina është risi në llojin e vet, pasi është ndërtuar me materiale ekologjike, që kursejnë energjinë dhe mbrojnë ambientin.

Gjatë inaugurimit, anëtarja e bordit drejtues të kësaj banke, Violeta Haxhillazi, tha se qendra e biznesit do të ofrojë një shërbim profesional ndaj klientëve dhe është pjesë e projektit që banka po zhvillon në mbrojtje të mjedisit.

Në këtë qendër të re bizneset do të mund të gjejnë një shumëllojshmëri produktesh bankare të ofruara nga kjo bankë, tha ajo.