Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 08:11

Tiranë – Eksportet shqiptare pritet të njohin rritje drejt tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi të hënën Protokollin shtesë dhe anëtarësimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shqipërisë me vendet e Evropës Qendrore.

Pranvera Kastrati, drejtore e Politikave të Integrimit të Tregtisë, pranë Ministrisë së Ekonomisë, u shpreh se heqja e tarifave doganore do të rrisë eksportet shqiptare drejt këtyre vendeve.

Nga 1 Janari i 2010 ka hyrë në fuqi marrëveshja për heqjen e tarifave doganore për të gjitha import-exportet e produkteve industriale ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria.