Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 16:50

Tiranë – Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, si dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Myller-Holtkemper, nënshkruan të mërkurën 2 marrëveshje të rëndësishme për infrastrukturën e vendit.

Marrëveshjet që synojnë financimin e projektit për mbrojtjen mjdisore të liqenit të Ohrit dhe ajo për masterpalnin në sektorin ujor, u vlerësuan si të rëndësishme për rritjen e standardeve dhe shërbimeve infrastrukturore për qytetarët shqiptare.

Duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e dhënë nga qeveria gjermane, ministri Olldashi u shpreh se masterplani i sektorit ujor parashikon një metodologji të re në strategjinë e furnizimit me uje dhe kanalizime, por edhe orientimit të investimeve. Financimi gjerman për masterplanin ne sektorin ujor është 2 milionë euro .

Amabasadorja gjermane Holtkemper tha se sektori i ujërave është njëri ndër tre sektorët kryesore të angazhimit tonë në Shqipëri përkrah sektorit të energjisë dhe një qeverisje të mirë, ndaj ne bashkëpunim me qeverine shqiptare ne vendosëm të zhvillonim një masterplan në sektorin e ujërave.

“Ky masterplan do të jetë një dokument i cili do të marrë në konsideratë vendosjen e prioriteteve të këtij sektori. Ne shpresojmë shumë që ky masterplan të përfaqësojë një qasje të re të zgjidhjes së problemit të këtij sektori”, tha Holtkemper.

Olldashi dhe Holtkemper thanë se financimi prej 10 milionë euro nga qeveria gjermane për fazën e tretë të mbrojtjes mjedisore për liqenin e Ohrit zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve të qytetit të Pogradecit dhe të fshatrave përreth liqenit duke ndikuar jo vetem në cilësinë e jetës të banorëve të qytetit të Pogradecit dhe fshatrave, por dhe në mbrojtjen e ujërave të liqenit të Ohrit.