Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, konfirmoi se po bën negociata me Qeverinë e Katarit për ndërtimin e një terminali, i cili do t’i pranonte tankerët të cilët transportojnë gaz të lëngshëm natyror, njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
Katari prin në eksportin e këtij prodhimi energjetik, dhe është konkurrent i vetëm kryesor i gazit rus.
Berisha, gjithashtu, konfirmoi se Katarit i ka ofruar të investojë në turizmin shqiptar, i cili viteve të fundit po shënon ringjallje të vërtetë.
Kryeministri Berisha para ca kohësh në Bruksel bisedoi me presidentin e Azerbajxhanit, Hajdar Aliev, për përfitimet të cilat vendi i tij i ofron për investim në sektorin energjetik. Berisha para së gjithash kërkoi dhe fitoi mbështetje nga Alievi, gazpërçuesi transadriatik të mos e rrethojë Shqipërinë.