Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 14:10

Tiranë – Rritja e tatimit mbi fitimin thyen premtimet që qeveria shqiptare ju ka bërë investitorëve dhe dëmton klimën e biznesit.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Tiranë, thotë se propozimi i Ministrisë së Financave është i papranueshëm dhe rrëzon një nga argumentet më themelore për tërheqjen e investimeve të huaja.

Jaka i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga një nismë e tillë, për të mos kompromentuar marrëdhënien me investitorët aktualë dhe potencialë. Ministria e Financave e ka çuar propozimin për rritjen progresive të tatimit mbi fitimin edhe në Këshillin Konsulatativ të Biznesit.

Ekspertët dhe grupet e interesit po e kundërshtojnë me bindje një nismë që cënon parimin e sistemit të tanishëm fiskal dhe e bën Shqipërinë më pak tërheqëse për investime.