Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 14:02

Tiranë – Kontrolli higjieno-sanitar do të funksionojë gjatë stinës së verës edhe në drejtim të ushqimit, për të mbrojtur qytetarët dhe turistët e ardhur nga vendet jashtë nga helmimet.

Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se drejtoritë rajonale kanë dhe laboratorët përkatës për të kryer këto analiza. Sipas ligjit, hapi i parë është lënia e vërejtjeve nga inspektorët higjeno sanitar, më pas gjoba dhe në rast përsëritje pezullim i aktivitetit.

Gjobat ekzekutohen nga pushteti lokal, të cilit i kërkohet që të jetë rigoroz gjatë gjithë periudhës që po vjen, kur në disa zona turistike popullsia dyfishohet dhe temperaturat e larta shtojnë rrezikun.