Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 18:02

Tiranë – Gjatë stinës së verës nuk pritet të rriten çmimet e drithërave, sikundër ndodhi vitin e kaluar. Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Ndoc Fasllia, thotë se për këtë vit rezervat globale të drithërave janë rritur, ndërsa për vendet eksportuese të këtyre produkteve janë ulur taksat. Këtë stinë pritet të rritet vetëm çmimi i vajit të gatimit. Aktualisht, çmimet e produkteve ushqimore që importohen janë më të larta se për të njëjtën periudhë, të një viti më parë, por nga muaji në muaj kanë pësuar ulje. Gjatë verës së kaluar, të gjitha çmimet e produkteve ushqimore u rritën për shkak të ngritjes së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Rritja e çmimit të drithërave u reflektua edhe në çmimin e bukës.