Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 14:08

Tiranë – Janë rreth 60 mijë persona që nuk gëzojnë legjitimitetin e banesës, ku banojnë. Bëhet fjalë për hipotekën e shtëpisë, atë status që i jep garanci qytetarit të përfaqësohet me pasurinë e tij.

Nga kalkulimet e bëra nga profesionistët e ekonomisë dhe të finanacave, rezultojnë plot 700 deri 800 milionë euro kapital i ngrirë, si pasojë e mungesës së hipotekave të këtyre 60 mijë personave.

Ky kapital përfaqëson pikërisht ato aktivitete, të cilat nuk janë aktivizuar si pasojë e mungesës së hipotekës dhe si rrjedhojë e një kreditimi të munguar.

Megjithatë, duket sikur problemi po merr zgjidhjet e para. Ligji i faljes dhe i legalizmit ësht, ligj i cili sapo është dekretuar nga Presidenti i Republikës, dhe do të çojë në zgjidhjen e një pjese të konsiderueshme të atyre apartamenteve që nuk hipotekohesishn për shkak të detyrimeeve të prapambetura të ndërtuesve.

Këtu përfshiheshin 350 pallate, të cilat kishin mbetur peng pikërisht i detyrimve tatimore të papaguara nga ana e biznesit të ndërtimit.

Me nisjen e hipotekimit të pallateve do të nis edhe një marrëdhënie e re ligjore e ndërtuesve me shtetin.

Hyrja në fuqi e ligjit të faljes dhe të legalizmit do të bëjë fshirjen e debitorëve, të cilët duhet t’i përmbahen pikërisht kushtit, për të bërë pagesën e të gjithë detyrimeve për vitin 2011.

Megjithatë, është edhe një tjetër pjesë apartamentesh, të cilat nuk janë hipotekuar deri sot, për shkak të mos dhënies së lejessë shfrytëzimit nga bashkia.

Një ngërç i tillë ka mbetur në fakt, peng ii vullnetit të munguar deri tani nga ky institucion përgjegjës për ndërtimet në kryeqytet.

Duke shtuar këtu edhe problemet e tjera që ndërtuesit, mund të kenë me pronarët e truallit, që përfaqëson një numër më të vogël të çështjeve, përbëjnë kronikën e plotë të një problemi serioz.

Nga, ana tjetër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka deklaruar se mund të bëjë një regjistrim rekord të çdo pasurie, e cila nuk mbart me vete problemin e detyrimeve të papaguara në organin tatimor apo problematikën me organit local.

Një hap i madh është bërë, në pritje të fuqizimit të faljes fiskale, rezultata e para të këtij akti, do të prekin pikërisht një pjesë të madhe të atyre 60 mijë persona, që nuk gëzojnë hipotekën e shtëpisë së tyre.