Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 18:02

Tiranë – Ekonomia shqiptare ka njohur një rritje me 3. 4% në tre muajt e parë të vitit. Kjo është konfirmuar nga të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar, rritja ka qenë 1. 2%. Rritjet më të larta janë shënuar në sektorët e industrisë dhe të transportit.

Sipas INSTAT, grupi  “shërbimeve të tjera” ka pësuar rënie në 3-mujorin e parë të vitit 2011 me 0. 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Ndërsa, krahasuar me 3 -mujorin paraardhës, ky grup ka shënuar rritje me 1. 1%.