Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 18:15

Tiranë – Punësimi i të rinjve është një nga çështjet më të rëndësishme të Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, ASAN, i cili në takimin e zhvilluara sot në bashkëpunim me Korporaten Elektro Energjitike Shqiptare, KESH, diskutoi në lidhje me iniciativat dhe sfidat e punësimit të të rinjve në Shqipëri.

Në takimin “Ndikimi i Korporatave në Zhvillimin e Ekonomisë Shqiptare dhe në Tregun e Punës”, Drejtori i KESH, Ëngjëll Zeqo, prezantoi perspektivën e korporatës që ai drejton në zhvillimin e ekonomisë.

Zeqo tha se ndryshimet ekonomike të Shqipërisë, që prej vitit ’91, ka sjellë mundësi të reja punësim për të rinjtë ku korporatat e mëdha janë ato më tërheqëse për ta.

Në tryezë të pranishëm ishin aktorë të ndryshëm nga institucione publike e private, përfaqësues të fushës akademike, profesionistë të rinj të diplomuar jashtë vendit si dhe studentë, të cilët diskutuan në lidhje me mundësitë e punësimin të rinjve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit.

Synimi i tryezës ishte që të japë një kontribut konkret në diskutimin e gjërë, iniciativat e ndërmarra dhe sfidat e së ardhmes në lidhje me zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe kontributin real të korporatave në punesimin e të rinjve. Problematikat dhe rekomandimet që rezultuar nga kjo tryezë do t’u paraqiten institucioneve kompetente, në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të politikave të punësimit të të rinjve.

Albanian Students Abroad Network (AS@N) është një rrjet gjithëpërfshirës i të rinjve shqiptarë që studiojnë apo janë diplomuar jashtë vendit. Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është përdorimi i tij si një instrument që influencon dhe realizon zhvillimin e politikave që orientojnë investimin e të ardhmes së të rinjve shqiptarë në Shqipëri.