Lajme Shqip Saturday, 01 December 2012 19:39

Tiranë – Në një krahasim që ka bërë “The Economist”, me të ardhurat për frymë në Shqipëri gjatë vitit 1910, fuqia blerëse e kombit shqiptar ishte sa 25.1% e mesatares së Bashkimit Evropian, edhe pse ky organizëm nuk ekzistonte ende.

Në vitin 2011, shifra ishte 31%. Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë e gjetën Shqipërinë po aq të varfër sa edhe 1 shekull më parë. Sot Shqipëria renditet si vendi i parafundit më i varfër në Evropë, duke lënë pas vetëm Bosnjën.

Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel më të lartë mirëqenie. Në vitin 2011, në Serbi të ardhurat për frymë ishin sa 35% e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36% dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43% dhe 52% e BE-së, bëjnë të ditur burimet e EUROSTAT.(LajmeShqip.com)