Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 23:20

U bë shumë bujë, me përurimin e Terminalit ri të Aeroportit “Adem Jashari”, sa tre kryeministra ateruan aty. Por kjo vepër në vlerë prej 140 milion euro, e ndërtuar nga koncersiumi turko – francez, Limak De Lyon, nuk ka leje ndërtimi.

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ka deklaruar Klan Kosovës se, disa herë i ka shkruar ndërtuesve të këtij objekti, se duhet të aplikojë për leje, por ata nuk e kanë kryer këtë obligim. Në këtë ministri thonë, se ky objekt nuk do të rrënohet siç po veprohet me objektet tjera, por ai do të duhet patjetër të aplikojë për leje, e cila do t’u kushtojë atyre rreth 500  mijë euro.