Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 09:44

Nju-Jork – Nafta në mëngjes në bursën e Londrës shitet për çmim afër maksimumit 30-mujor prej pothuajse 113 dollarë për barel, si reagim i tensioneve të reja në Lindjen e Afërme dhe dobësimit të dollarit.

Çmimi i naftës së lehtë amerikane për dërgesë terminale në maj në bursën e Nju-Jorkut u rrit për gjashtë centë në 112,85 dollarë për barel, pas shtrenjtimit të së premtes prej pothuajse 2,49 dollarëve.

“Brenti” evropian në bursën ndërkombëtare për naftë në Londër u lirua për 91 centë në 125,74 dollarë për barel.

Lënda e parë më e rëndësishme energjetike nga mesi i muajit shkurt u shtrenjtua për 33 për qind për shkak shqetësimit të investitorëve se dhuna në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën Veriore mundet ta pengojë furnizimin global të naftës.

Javën e kaluar erdh deri te eskalimi i dhunës mes palestinezëve në Rripin e Gazës dhe izraelitëve, përderisa të shtunën ushtarët egjiptian i sulmuan demonstruesit, të cilët kanë kërkuar fillimin e hetimit kundër presidentit të mëparshëm Hosni Mubarak.

“Lajmi i ri i keq nga ai rajon do të thotë edhe një javë rritje të çmimeve të naftës”, kumtoi firma konsultative “Shork Grup”.

Investitorët gjithashtu me vëmendje i përcjellin ngjarjet e bursave të valutave, duke e pasur parasysh, se javën e kaluar dollari u dobësua në minimumin 15-mujor në krahasim me euron.