Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:04

Kanë nisur në Tiranë negociatat për projektin e gazsjellësit transadriatik (Trans Adriatic Pipeline-TAP), projekt i cili parashikon që gazsjellësi të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqiperisë nëpër detin Adriatik drejt jugut të Italisë e më tej në Europën Perëndimore.

Drejtuesit e projektit TAP duke folur për mediat në Tiranë, thanë se vetëm në pjesën shqiptare parashikohet të investohet 1 miliard euro.

“Konkurentët tanë kryesorë janë interkonjektori Greqi-Itali-Turqi dhe projekti Nabuco. Një nga arsyet kryesore që ne do të fitojmë është pikërisht se kemi si partnerë qeverinë shqiptare. Këtu kemi patur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e të gjitha palëve. Mos harroni se kalimi i tubacionit nëpër detin Adriatik ndodh në një pikë kalimi të favorshme në një thellësi jo më të madhe se 800 m. Dalja në det bëhet në një vend goxha të përshtatshëm dhe tubacioni i TAP ofron mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm”-tha Kjetil Tungland, drejtor i menaxhimit të projektit TAP.