Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 14:31

Shkup – Qeveria edhe mëtej do të mbetet aktive në pjesën e shqyrtimit dhe miratimit të masave dhe analizave të reja çka mund të bëhet në qoftë se edhe më tej ka presion lidhur me inflacionin, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavrevski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Financave.

“Ne mbetemi aktiv dhe të hapur për çfarëdo lloj masash të reja me ç’rast në të gjitha situatat duhet të mbahet llogari edhe për qëndrueshmërinë e Buxhetit dhe kornizës buxhetore në të cilën të ardhurat nga pjesa e TVSH-së dhe akcizat janë më të rëndësishmet. Masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë në pjesën e rritjeve të çmimeve i aprovojmë në mënyrë të pandërprerë varësisht nga ajo se ku është më urgjent dhe sa janë mundësitë që të intervenohet”, theksoi zëvendëskryeministri Stavrevski.

Zbatuam, theksoi, disa masa në pjesën e intervenimit me grurin, intervenimit në drejtim të uljes së doganës për disa prodhime ushqimore dhe masa e fundit e rëndësishme me të cilën intervenuam në pjesën e uljes së akcizave për ulje të çmimit të bezinave dhe derivateve dizel.

I pyetur nëse mendohet edhe për uljen e TVSH-së për derivatet, zëvendëskryeministri Stavrevski tha se nuk mundet prej më parë të prejudikohet, për shkak se çmimet e naftës varen edhe nga ngjarjet politike në Afrikën Veriore dhe nga gjendjet e përgjithshme në ekonominë botërore, gjegjësisht se sa do të jetë kërkesa varësisht nga shkalla e rritjes së ekonomisë botërore.

Qeveria të mërkurën mori vendim për uljen e akcizave të naftës pa plumb për katër denarë për litër dhe naftës dizel për dy denarë për litër. Njëkohësisht është ulur edhe kompensimi për rezervat e obligueshme të naftës për 0,5 denarë.

Në pajtim me vendimin e Qeverisë, Komisioni rregullator për energjetikë prej sot për 5,5 denarë për litër i uli çmimet me pakicë të benzinave, ndërsa për 2,5, gjegjësisht gjysmë denari edhe të derivateve dizel.