Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 11:20

Paris – Sipas një sondazhi të bërë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), më shumë punojnë punëtorët në vendet para bankrotit, Greqi dhe Hungari, ndërsa  më pak në Holandë, Gjermani dhe Norvegji.

Ekonomia në vende të caktuara nuk përforcohet me rritjen e numrit të orëve të punës, përkundrazi në vendet me produktivitet më të madh njerëzit punojnë më pak, ka konkluduar raporti me të dhënat më të reja të OECD-së.

Statistika e  OECD -së nuk e mohon mundësinë që përtacia e popullatës të jetë arsye për situatën e keqe në të cilën gjendet ekonomia greke. Grekët, sipas statistikës së OECD-së, morën statusin  e popullit evropian, i cili më së shumti kalon kohën në punë.

Grekët në vit punojnë 2.017 orë, ndërsa hungarezët  punojnë 1.956 orë dhe polakët 1.939 orë në vit.

Sipas produktivitetit të punës, njerëzit nga Evropa janë mes dhjetë më të këqinjve.

Më pak orë në vit, sipas OCED-së punojnë banorët e ekonomive të suksesshme. Në vendin e parë janë holandezët me 1.377 orë pune në vit, më pas janë gjermanët me 1.408 dhe norvegjezët me 1.413.

Të dhënat e OCED-së tregojnë se një grek i rëndomtë punon 40 përqind më gjatë nga një gjerman i rëndomtë.

“Tregu i punës në Greqi është përbërë nga një nunër i madh i njerëzve të cilët të pavarur  udhëheqin ndonjë biznes”, deklaroi për Bi-Bi-Si statistikuesi i OCED-së, Paskal Marian, i cili dëshiroi të japë sqarim për situatën e këtillë. Ai shtoi se këtu bëjnë pjesë për shembull pronarët e shitoreve dhe bujqit, të cilët punojnë më gjatë.

Gjermania dhe vendet e tjera të përparuara kanë teknologji të lartë dhe industri shumë të zhvilluar, e cila është shumë më efikase se bujqësia.