Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 15:19

Tiranë – “Unior”, një nga shoqëritë më të mëdha industriale sllovene, është prezantuar sot në tregun shqiptar.

Drejtori i Shitjeve, Vojko Vodovnik, u shpreh se kompania e tij vlerëson tregun shqiptar me potenciale të rëndësishme për shitjen e makinerive, pajisjeve dhe veglave të punës, por edhe si burim i rëndësishëm edhe për të blerë lëndën e parë.

“Unior” është një kompani që prodhon makineri dhe pajisje industriale, pjesë për autovetura, vegla pune, përveçse është një investitor në turizëm. Për vitin 2010, kompania numëronte afro 4 mijë punonjës dhe kishte një xhiro vjetore prej 275 milion eurosh.

“Unior” është furnitor i pjesëve të autoveturave për shumë nga marka të rëndësishme, si BMË, Volksëagen, Ford, Peugeot etj. Për sa i takon tregut shqiptar, menaxherët e Unior shprehn se objektivi do të jetë kryesisht shitja e veglave të punës për profesionistët, por edhe e makinerive dhe pajisjeve për industritë.