Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 09:03

Tiranë – Një burim i Portalit LajmeShqip.com ka konfirmuar se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore e Shqipërisë (AKBN) e ka pranuar garancionin bankar nga kompania Sky Petroleum në vlerë prej 1.5 milion dollarë, me 10 gusht 2011, pas dhënies së garancisë bankare në formë kredie, të lëshuar nga një bankë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë garancion Sky Petroleum hapë rrugën për të filluar punët në eksporimin e Bllokut Katër, Bllokut Pesë dhe Bllokut të Dumresë në Shqipëri, e quajtur në “arenë e koncesionit”.

Paraprakisht, dy ditë më parë, më 10 gusht, menaxhmenti i Sky Petroleum është takuar me përfaqësuesit e AKBN-së, ku i kanë diskutuar dhe caktuar limitet dhe obligimet e programit. Sky Petroleum ka propozuar një takim për ta rishikuar programin e zonës së koncesionit.

Sipas Kontratës së Ndarjes se Prodhimit (KNP), Sky Petroleum ka të drejtat ekskluzive në tre blloqet e mësipërme të shfrytëzimit, që arrijnë në rreth 5,000 km2 dhe që përfaqësojnë rreth 20% të sipërfaqes së tokës të mbarë Shqipërisë.

Por këtu ka edhe një komoditet tjetër për kompaninë Sky Petrolum. Përveç të drejtave të shfrytëzimit, kompania do të ketë akces në të dhënat sizmike 2-D në më shumë se 1,200 km.

KNP ka një mandat shtatëvjeçar me tre periudha shfrytëzimi. Me zbulimin e gazit të tregtueshëm, marrëveshja lejon zhvillimin dhe prodhimin për një periudhe 25-vjeçare, plus zgjatjes në zgjedhje të kompanisë.

Blloku katër ndodhet në Shqipërinë Juglindore, në kufi me Greqinë. Blloku i shfrytëzimit mbulon një sipërfaqe prej rreth 2,264 km2. Blloku ka katër zona të identifikuara me rezerva të mundshme totale të përllogaritura prej 350 milion fuçish.

Blloku pesë ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, afër Detit Adriatik dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 2,076 km2. Blloku ka një total prej pesë zonash të identifikuara me rezerva të mundshme totale të perllogaritura prej 375 milion fuçish.

Blloku Dumre ndodhet në veri të fushës naftëmbajtëse të Kuçovës dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 623 km2. Bazuar në zbulime të ngjashme, vlerësohet se zona e Dumresë përmban rreth 500-700 milionë fuçi nafte. (LajmeShqip.com)