Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 13:19

Prishtinë – Pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e bukës në vendin tonë, prej së enjtes nëpër disa furra buke në kryeqytet janë vërejtur çmimet e reja të bukës.

Furra që deri të mërkurën ka shitur bukët me çmim prej 30 centëve, e ka ngritur atë në 40 centë. Por, jo të gjitha furrat kanë vepruar kësisoj. Të premten në disa furra, artikulli më i përdorur në familjet kosovare, buka është shitur me çmime të vjetra, nga 30 deri në 35 centë.   

Sipas furrtarëve, ngritja e çmimit të bukës bëhet për arsye të ngritjes së çmimit të miellit, kurse ky i fundit është shtrenjtuar shkaku i thatësisë dhe rendimenteve më të ulëta në disa pjesë të botës, si për shembull në SHBA.

Në anën tjetër, Ministria e Bujqësisë fajëson mullisët e Kosovës për marrëveshje të fshehtë për rritjen e çmimit të bukës.  (LajmeShqip.com)