Tiranë – Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve rezultojnë të jenë përfituesit më të mëdhenj të fondeve të planifikuara për subvencion nga buxheti i shtetit.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton, se deri në Korrik të këtij viti, fondi total i shpërndarë për subvencione kap vlerën e 2.6 miliardë lekë, ose 149.91 % e planit vjetor.
Sipas Zëvëndësministrit të Financave, Nezir Haldeda, subvencioni për ndërmarrjet e ujësjellësave zë pjesën më të madhe të këtij fondi.
Një pjesë e ndërmarrjeve të ujësjellësave kanë kaluar në varësi të pushtetit vendor.
Gjithsesi, pjesa e mbetur ende nën pronësi të Qeverisë qendrore vijon të dalë me humbje të mëdha, duke përfituar gjithnjë e më shumë para nga taksapaguesit. (LajmeShqip.com)