Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 15:57

Problemi i konsumit dhe shpërdorimit të lartë të energjisë kanë detyruar qeverinë që të ndryshojë strategjinë për eficiencën energjetike.

Projektligji i përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, parashikon uljen e konsumit energjetik deri në masën 9 % brenda vitit 2018 dhe në 20 % brenda vitit 2020.

Edhe pse në ligjin e vitit 2003 për energjinë parashikohet një strategji për uljen e konsumit, ajo deri më sot nuk është zbatuar dhe mund të quhet e dështuar.

Drejtori i Politikave të Eficiencës Energjetike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Enea Sherifi, thotë për se, ligji i ri detyron pushtetin vendor të nxjerrë leje ndërtimi vetëm për ato subjekte që plotësojnë kriteret e eficiencës.

Gjithashtu, sipas tij, me hyrjen në fuqi të ligjit, nuk do të lejohet më importi i produkteve jo eficiente.

Vendi ynë ka konsum të lartë energjetik për shkak edhe të godinave të ndërtuara gjatë viteve të komunizmit, por edhe sepse në ndërtimin e pallateve dhe banesave nuk janë marrë parasysh plotësimi i kritereve të kursimit të energjisë.

Strategjia kombëtare për kursimin energjitik parashikon veçmas detyrimit të subjekteve private dhe publike për zbatimin e standardeve të eficiencës, edhe promovimin e këtyre produkteve ndaj publikut të gjerë.