Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 16:02

Tiranë – Shqipëria është e aftë që të plotësojë kërkesat e tregjeve kosovare për produkte agroushqimore.

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj tha se fermerët shqiptarë duhet të përfitojnë nga embargoja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Ferizaj shprehet se, bashkëpunimi bilateral Shqipërisë-Kosovë do të sjellë një dyfishim në eksportin e produkteve bujqësore drejt Kosovës.

Ferizaj tha, gjithashtu, se falë këtij bashkëpunimi do të rriten edhe investimet private në sektorin bujqësor. Eksportet e produkteve bujqësore drejt Kosovës kanë njohur rritje me rreth 35% gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (LajmeShqip.com)