Tiranë – Komisioni i Jashtëm parlamentar miratoi të martën ratifikimin e dy marrëveshjeve të veçanta dypalëshe “për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”, përkatësisht me vendet fqinje, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Marrëveshjet e mësipërme parashikojnë lëvizjen pa taksa dhe pa viza për shtetasit e të dy vendeve. Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, shtetasit kanë mundësi të lëvizin ndërmjet dy shteteve me pasaportën biometrike, standardet e së cilës janë në përputhje me ato të Bashkimit Europian.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë në Ballkan.