Lajme Shqip Saturday, 10 September 2011 08:12

Tiranë – Shqipëria e mesme shënon dhe nivelin më të lartë të Produktit të Brendshëm Bruto për frymë me 467 mijë lekë, ose 29,7% mbi totalin e ekonomisë. Instituti i Statistikave publikoi sot për herë të parë të dhënat e PBB-së për frymë gjatë vitit 2009.

Vendi është ndarë në tri zona statistikore, Qendër, Veri dhe Jug. Nga publikimet e INSTAT rezulton se, Jugu dhe Veriu e kanë PBB mesatar për frymë përkatësisht 301 mijë lekë dhe 300 mijë lekë.

Ndër qytetet, nivelin më të lartë e zë Tirana me 51.2% mbi mesataren e vendit. Mesatarja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendin është 360 mijë lekë. Këto të dhëna njihen nga Eurostat dhe do të ndihmojnë institucionet qeveritare për një zhvillim sa më të mirë social-ekonomik dhe për një shpërndarje të drejtë të investimeve. (LajmeShqip.com)