Tiranë – Këshilli i Ministrave disbursoi sot fondin për disa bashki dhe komuna, për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për biznesmenët të cilët kanë pajisur aktivitetin e tyre me kasa fiskale, ndërsa i siguroi ata se do ta marrin plotësisht rimbursimin për vendosjen e këtyre kasave.
Kryeministri pranoi se ka pasur abuzime veçanërisht me taksimetrat, por garantoi se spekulatorët do të ndëshkohen në mënyrën më të rreptë nga ligji.
Sipas tij, procesi i pajisjes me kasa fiskale dhe taksimetra është jashtëzakonisht i rëndësishëm për modernizimin e Shqipërisë. “Ato janë pasaporta biometrike e vendit”, tha Berisha.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi edhe një fond për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik, ku me prioritet, sipas Kryeministrit, janë trajtuar të gjithë personat me moshë mbi 75 vjeç.