Tiranë- Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, sqaroi se projektligji lidhet me disa ndryshime mbi realizimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave në kuadër të mirëtrajtimit të disa çështjeve nga administrata tatimore.
Kufiri minimal i të ardhurave, mbi të cilin lind detyrimi i deklarimit është 2 milion lekë të ardhura bruto në vit.
Pragu 2 milion lekë në vit parashikon që çdo individ përfiton nga të ardhurat prej pagës, interesat dhe nga qiraja mbi këtë shumë, është subjekt deklarimi te tatimet.
Propozimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është i lidhur me rekomandimet e Agjensisë USAID.
Opozita deklaroi se në këtë projektligj nuk janë përfshirë propozimet e saj dhe, deklaroi votën e saj abstenuese. (LajmeShqip.com)