Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:26

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje në seancë plenare disa projektligje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Pas diskutimeve deputetët miratuan me votat e maxhorancës marrëveshjen e financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe bankës gjermane KFV Frankfurt AM MAIN, për financimin e projektit “Fondi i Investimeve Sociale IV”.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi dhe marrëveshjen për financimin me grant të projektit “Shërbime konsulence për forcimin e kapaciteteve të Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat- Kuçovë”, si dhe pr/ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

Projektet e financuara, me vlerë prej dhjetra miliona eurosh, i hapin rrugën projekteve të rëndësishme në infrastrukturën e vendit.

Kuvendi i mbylli punimet me debatin e lirë parlamentar, ku deputetët trajtuan çështje të aktualitetit