Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 18:58

Tiranë – Amnistia fiskale e deklaruar nga Qeveria Shqiptare do të përfshijë faljen e detyrimeve të dhe gjobave të papaguara për 160 mije automjetë, pjesë më e madhe e të cilave nuk janë në qarkullim.

Sipas Drejtorit të Shërbimit të Transportiti Rrugor, nga amnistimi i këtyre detyrimeve do të cclirohen më tepër se 2.5 miliardë lekë. Ai bën thirrje qytetarëve që të paguajnë sa më parë detyrimet e vitit 2011, me qëllim që t3 përfitojnë nga amnistia, për taksat e papagauara më parë. Taksat e përvitshme vendore dhe nacionale, që duhet të paguhen për automjetet, do të jenë objekt i amnistisë fiskale. Bëhet fjalë për rreth 164 mijë mjete, për të cilat nuk paguhet prej vitesh taksa e qarkullimit rrugor dhe taksa e regjistrimit.

Këtu përfshihen edhe gjobat e pambledhura. Shuma financiare që do të çlirohen nga procesi llogaritet në me teper se 2 miliarde e 500 milione leke. Arben Pinari, Drejtor i Përgjitshëm i Shërbimit të Transportiti Rrugor tregon, se projektligjit të amnistisë i janë propozuar dhe dy nene të reja, që përfshijnë pikërisht faljen e detyrimeve të prapambetura dhe fshirjen e gjobave. Kusht për faljen e detyrimeve është pagimi i taksave për vitit 2011, e cila duhet të bëhet në fillim të çdo viti. Po ashtu, një tjetër problematike, e cila do të marrë zgjidhje me amnistinë fiskale janë pikërisht edhe gjobat që drejtuesit e automjetii nuk kanë paguar regullisht. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka vendosur opër vititn 2010 rreth 52 milionë lekë gjotba, për të cilave, prej të cilave janë vjelur vetën 25 milionë lekë. Pjesa e mbetur e gjobave të pambledhura rrjedhimisht do të amnistohet. Drafti i amnistisë fiskale është duiskutuar me palët e interesuara edhe në tryezën e komsionit kuvendor të Ekonomisë dhe pritet të kalojë në seancë plenare.