Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 16:39

Deputet i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ish-kreu i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, denoncoi pagat e larta që marrin drejtori i kompanisë CEZ dhe një staf prej 9 drejtuesish të kësaj kompanie.

Duke kërkuar marrjen e masave të shpejta për pasojat që mund të sjellë rritja e çmimit të energjisë, Harasani hodhi dyshime rreth prejardhjes së fondeve për pagën prej 66 mijë euro në muaj të drejtorit të kompanisë CEZ dhe për shpenzimet e tjera rreth 375 mijë euro për 9 anëtarë të personalit të kësaj kompanie.

Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur pak ditë më parë grupet e interesit për të diskutuar mbi propozimet e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, kompanisë CEZ dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.