Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 16:52

Tiranë – Bizneset që importojnë dhe eksportojnë pajisje elektronike, si kompjuterë dhe telefona, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë në doganë.

Një masë e tillë do të jetë e përkohshme, e cila do të zgjasë 6 muaj dhe bëhet për të kontrolluar të gjitha mallrat me përdorim të dyfishtë.

Në një takim me bizneset, drejtori i autoritetit të kontrollit shtetëror të eksporteve, Erald Dervishaj sqaroi procedurat e këtj kontrolli, i cili ndërmerret në kuadër të luiftës anti terrorizmi.

Megjithatë, përfaqësuesit e bizneseve e shikojnë një procedurë të tillë si ngarkesë në praktikën e zhdoganinim të produkteve gjatë eksportiti apo importitui. Kontrolli mbi ato produkte që cilësohen si sensitivë bëhet për të dnërgjejgesuar bizneset si dhe për të evidentuar raste problematike. Lista përmban 8 mijë produkte dhe përfshin kryesisht pajisjet kompjuterike dhe ato ushtarake.