Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 11:11

Shkup – Në Panairin e Shkupit sot nis Panairi ndërkombëtar për mobilie, në të cilin është paralajmëruar një numër rekord i ekspozuesve.

Në Panair, i cili do të zgjatë deri më 27 mars, marrin pjesë 140 ekspozues vendorë dhe 14 të huaj nga Turqia, Greqia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Italia dhe për herë të parë Kosova përmes Klasterit të industrisë shtetërore. Do të ekspozohen  mbi 600 ekspozues indirektë, ndërsa edhe sivjet ka pjesëmarrje grupore të 10-të kompanive nga Turqia. Manifestimi vjetor, siç sqaron organizatori, e shënon për 20 për qind dhe pjesëmarrje të zmadhuar të prodhuesve vendorë të mobilieve.

Do të plotësohet hapësira e përgjithshme ekspozuese e Panairit të Shkupit, gjegjësisht pesë sallat ekspozuese, një sallë montazhuese, dy galeri nga të cilat njëra në Metropolis Arena dhe një në sallën 5, 4 anekse dhe hapësira e përgjithshme e jashtme.

Hapja solemne e panairit do të jetë nesër në orën 11, ndërsa zyrtarisht do ta hap zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Në hapjen solmene do të shpallen fituesit e konkursit të dedikuar për disejnatorë të rinj, studentë dhe arkitektë me titullin Disejnimi i elementit për ulje. Konkursi mbahet për herë të dytë. Fitues i sivjetëm në kategorinë profesionistë është Nikolla Atanasovski, ndërsa në kategorinë studentë, fituese e çmimit të parë është Maria Cvetkovska.

Edhe sivjet në Mobilie 2011 do të ndahen tradicionalisht çmimet për prodhuesë dhe tregtarë më të mirë për mobilie.