Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 12:33

Shkup – Në sallën sportive “Boris Trajkovski” deri të dielën mbahet LAN festi i pare, në të cilin kompanitë e TIK do t’i prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre, ndërsa do të zgjidhen edhe më të mirët në kualifikimet kombëtare për sajber të cilët do ta prezantojnë Maqedoninë në finalen e Ëorld Cyber Games (ËCG) që mbahet në Korenë e Jugut.

Në kuadrë të ngjarjeve treditore është planifikuar të mbahen rreth 60 konferenca dhe ligjerata të tipit të hapur dhe të mbyllur, ndërsa manifestimi do të plotësohet edhe me festivalin digjital ku 500 pjesëmarrës do të kenë mundësi të marrin pjesë në LAN festivalin më të madh digjital në rajon. Në kualifikimet për Ëorld Cyber Games (ËCG) të cilat organizohen për herën e shtatë nga ana e E-sport federatës së Maqedonisë marrin pjesë 61 ekipe, gjegjësisht 305 pjesëmarrës. Më të mirët do ta prezantojnë vendin në Kampionatin e 11-të botëror në Kore. Për momentin, Maqedonia në gejmingun është në pozitën e 43-të nga 65 shtetet aktive. Manifestimi mbahet me mbështetjen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Qytetit të Shkupit. Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski, i cili e hapi manifestimin, me internetin është hapur kutia e njohurive botërore, ndërsa njëkohësisht është lidhur e mbarë bota mbi kufinjtë lokalë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, paralajmëroi se Qyteti edhe në të ardhmen do ta ndihmojë zhvillimin e mëtejmë të E-sportit. “Maqedonia i ndjek trendet, ndërsa qyteti i Shkupit si metropol modern është këtu që të ndihmojë në vendosjen e themeleve të forta për zhvillimin e mëtejmë të E-sportit”, tha Trajanovski.