Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 11:15

Shkup – Prej sot për 5,5 denarë për litër lirohet benzina, ndërsa për 2,5 denarë nafta dizel në pajtim me vendimin e Qeverisë që t’i ulin akcizat dhe kompensimin për rezervat e obligueshme të naftës, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë.

Me vendimin çmimet me pakicë të derivateve të naftës në pajtim me Metodologjinë për formim të çmimeve, ulen në mesatare për 3,38 për qind.

Çmimi i ri i benzinës pa plumb prej 95 oktanë EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë për një litër, benzina prej 98 oktanë EUROSUPER BS-98 do të shitet për 76,5, ndërsa nafta dizel EURODIZEL DE-V për 68,5 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 denarë për një litër dhe tani do të kushtojë 59,50 denarë, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS mbetet i pandryshuar, gjegjësisht 42,908 denarë për kilogram.

Qeveria të mërkurën mori vendim për uljen e akcizave të naftës pa plumb për katër denarë për litër dhe naftës dizel për dy denarë për litër. Njëkohësisht është ulur edhe kompensimi për rezervat e obligueshme të naftës për 0,5 denarë.

Qeveria vendosi për një hap të këtillë që ta mbrojë standardin e banorëve, i cënuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës në tregun botëror.ff/shk/11:57