Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 10:26

Shkup – Programi për financim të energjisë së qëndrueshme të BERZH – WeBSEFF në bashkëpunim me Bankën e Ohrit – Societe General dhe IK Bankën shpallën konkurs për storje më të mirë gazetareske për energji efikase dhe burime të ripërtërira të energjisë.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët të cilët punojnë në territorin e Maqedonisë, ndërsa do të munden të kandidojnë në dy kategori – për storje më të mirë për politika të rëndësishme dhe aplikim të burimeve të ripërtërira të energjisë në Maqedoni dhe për storje më të mirë për politika të rëndësishme, teknologji dhe zhvillim lidhur me efikasitetin energjetik në vendin, institucionet publike ose bizneset.

Qëllimi është që të rritet ndërgjegjja dhe të nxiten diskutime dhe debate informative mbi këtë temë.

Me atë rast sot në Universitetin Kolegji Amerikan do të mbahet një seminar në të cilën do të prezantohen koncepti dhe të drejtat e konkursit.

Është planifikuar të ndahen gjashtë çmime në të holla, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve duhet të mbahet në dhjetor.