Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 18:05

Shkodër – Në një takim të organizuar në prefekturën e Shkodrës, ku krahas drejtuesve të qeverisjes vendore, merrnin pjesë edhe përfaqësues të firmës italiane “Soave Engineering”, është diskutuar për përfshirjen së shpejti në zonën e Nënshkodrës të energjisë eolike.

Prefekti i Shkodrës, , bëri të ditur se firma në fjalë ka rreth dy vite e gjysëm që ka ardhur në Shkodër dhe po merret me studimin e zonës së fjalë dhe tashmë janë krijuar kushtet që ai të vihet në jetë. Cungu, tha se investimi për energjinë e eolike, e cila vihet në jetë përmes shfrytëzimit të erës, është një prioritet i qeverisë shqiptare në promovimin e veprave të tilla. Sipas tij, Qarku i Shkodrës ka burime shumë të mëdha të ndërtimit dhe të menaxhimit të energjisë eolike, si edhe vepra të tjera të energjisë së rinovueshme, si hidrocentrale, apo panele diellore.

“Në nivelin lokal, ne i kemi dhënë një prioritet shumë të madhë ndërtimit të këtyre veprave që gjenerojnë energji të rinovueshme”, tha ai. Duke bërë të ditur se investimi në fjalë është projektuar të zbatohet në tre komunat e zonës së Nënshkodrës, Bushat-Velipojë-Dajç, prefekti Cungu e konsideroi  investimin në fjalë, si shumë të rëndësishëm për komunitetin dhe zhvillimin e zonës në fjalë.

Duke bërë prezantimin përmes videoprojektorit, Alberico Lautadio, administrator i firmës italiane “Soave Engineering”, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj firme, me imazhet e ofruara evidentuan favoret që ka në sektorin energjitik një projekti i tillë. “Energjia e eres apo eolike  është produkt i konvertimit të energjisë cinetike të eres në energji elektrike. Ky konvertim bëhet nëpërmjet një centrali eolik dhë është e para ndër të gjitha energjitë e rinovueshme për të favorizuar raportin mes kostos e prodhimit dhe burimi i pare energjitik i rinovueshem i përdorur nga njeriu.”, tha Alberico Lautadio.

Për kreun e Këshillit të Qarkut Shkodër, Prof. Dr. Gjovalin Kolombi, projekti i prezantuar nga kompania italiane për ta vënë në përdorin në tre komunat e zonës së Nënshkodrës, është pjesë e strategjisë së zhvillimit të këtij qarku, pasi siç dihet,  energjia e rinovueshme dhe sidomos ajo diellore dhe ajo e erës ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillimin e zonës ku investohet.