Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 14:00

Vjenë – Kancelari austriak Verner Fajman konsideron se nuk mund të përjashtohet mundësia dhe se është real rreziku që eurozona të shkatërrohet.

“Nuk e konsideroj të përjashtuar mundësinë për shkatërrim të eurozonës. Përkundrazi, nëse nuk na shkon për dorësh të ndërtojmë dhe t’u përmbahemi disa kushteve, bazave dhe rregullave kornizë, shumë vende nga eurozona nuk do të mund të paguajnë interesa të larta për obligacionet shtetërore”, paralajmëroi Fajman për gazetën vjeneze “Kronen cajtung”.

Sipas tij, pasoja e ardhshme do të ishte se për ato vende askush nuk do të interesohej më për blerjen e obligacioneve të tyre.

“Atëherë eurozona, tashmë për shkak se do të duhej të shkatërrohej, meqenëse atëherë nga 17 – një, dy, tre, pesë apo dhjetë do të duhej të hiqnin dorë. Për atë shkak ajo është rrezik real”, tha Fajman, i cili dje në Berlin u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel për t’i harmonizuar qëndrimet  para Samitit të BE-së.

Kancelari austriak tha se sipas të gjitha gjasave, nëse vjen deri te ndryshimi i marrëveshjes së BE-së në drejtim të unionit fiskal, dhe qeverive të përbashkëta ekonomike, do të mbahen referendume në vendet-anëtare të Unionit.