Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 10:54

Nju-Jork – Nafta e papërpunuar sot u shtrenjtua mbi 109 dollarë për barel pas publikimit të të dhënave se rezervat e benzinës në SHBA zvogëlohen tashmë dy javë me radhë, që flet se shtrenjtimi i këtij derivati tani për tani nuk e ka ulur kërkesën.

Çmimi i naftë në bursën njujorkeze në mëngjes është rritur për 86 cent, duke arritur 109,14 dollar për barel, derisa marka evropiane “brent” u shtrenjtua për 60 cent dhe arrin 121,93 dollarë për barel.

Instituti amerikan për naftë mbrëmë vonë publikoi të dhëna se rezervat e benzinës në SHBA javën e kaluar janë zvogëluar për 1,8 milionë barel. Rezervat e naftës të papërpunuar njëkohësisht janë rritur për 667.000 milionë barel, ndërsa analistët kanë pritur rritje për 1,6 milionë barelë.

Ministria e Energjetikës së SHBA-së sot më vonë do ta publikojë raportin e saj javor për dërgesat e energjenseve, të cilat tregtarët me vëmendje i presin, që të shohin nëse ka shenja se rritja e çmimi të naftës për 29 për qind nga mesi i shkurtit do ta ulë kërkesën.