Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 12:33

Shkup – Magazina “Global Finance” e shpalli Bankën Komerciale SHA Shkup për bankë më të mirë në Maqedoni për vitin 2011. Kjo është hera e tetë që banka nga kjo magazinë të shpallet si banka më e mirë në vend.

“Në Nju-Jork, më 24 mars të vitit 2011 “Global Finance” i shpalli bankat më të mira nga Evropa Qendrore dhe Lindore në bazë të hetimit ekskluziv e cila do të publikohet në edicionin e majit të magazinës. Redaktorët e “Global Finance” me ndihmën e analistëve industrial, drejtorëve të korporatave dhe konsulentët bankarë i zgjodhën bankat më të mira të rajonit dhe bankat më të mira në 22 vende. Kriteret për zgjedhje të fituesve përfshin: rritje të aktivës, rentabilitetit, lidhjeve strategjike, shërbimeve të klientëve, çmimeve konkurruese dhe produkteve të reja”, kumtoi sot Banka Komerciale SHA Shkup.

“Global Finance” tani më 18 vjet i zgjedh bankat më të mira në vendet në zhvillim.