Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 18:46

Bruksel – Komisioni Evropian në vlerësimin më të ri konfirmoi se rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar ka qenë jo e barabartë, për shkak se në Serbi rritja e bruto prodhimit vendor (BPV) ka arritur “1,8 për qind modeste”, ndërsa në Kroaci ka ardhur deri në rënie të BPV-së prej 1,2 për qind.

Në të njëjtën periudhë “Shqipëria e ka tejkaluar krizën pa recesion dhe ka arritur rritje të bruto prodhimit vendor prej 5,7 për qind shtesë në tremujorin e fundit të vitit 2010, ndërsa gjatë gjithë vitit 1,4 për qind”, transmeton BTA.

Komisioni Evropian në analizën ekonomike thekson se deri në rritje të ekonomisë dhe BPV-së në rajon ka ardhur fillimisht duke iu falënderuar rritjes së eksportit, që ka sjellur edhe deri në zvogëlim të deficitit të jashtëm tregtar. Në Mal të Zi, sipas vlerësimeve të KE-së, BPV-ja në vitin 2010 është rritur për 1,1 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë 0,9 për qind, në Maqedoni 0,7 për qind, ndërsa në Kosovë rritja e bruto prodhimit vendor ishte 4,6 për qind.

Papunësia, siç thuhet, mbetet problem i madh për gjithë rajonin, madje kështu në Serbi dhe Kroaci ka ardhur deri në rritje më të madhe të papunësisë. Në Serbi kjo shkallë ka arritur në 20 për qind, ndërsa në Kroaci 11,8 për qind nga popullata e aftë për punë, por papunësia është shumë më shqetësuese, edhe pse stagnon ose shumë pak bie, në shtet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Rekorder sipas shkallës së inflacionit në vitin 2010 ka qenë Serbia, ku rritja e çmimeve ka arritur 10,3 për qind, ndërsa në Mal të Zi ishte vetëm 0,5 për qind, në Kroaci një për qind, në Maqedoni 1,6 për qind, në BeH 2,1 për qind, në Shqipëri 3,6 për qind dhe në Kosovë 3,5 për qind. Në analizën e KE-së thuhet se “deri në rritje të sërishme të inflacionit në Ballkanin Perëndimor ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të ushqimit dhe posaçërisht naftës” në tregun botëror.