Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 11:56

Tiranë – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Shqiptare, Kryeministri Sali Berisha ka lavdëruar politikat ekonomike të Shqipërisë, të cilat, sipas tij, i bënë ballë krizës ekonomike globale.

Ai tha se para kësaj krize, “ne e vendosëm ekonominë tonë në parime të reja funksionimi”.

Sipas kryeministrit Berisha, qeveria sot vendosë për rritjen e pagave dhe të pensioneve në mbarë vendin, sepse të gjithë treguesit ekonomikë po dëshmojnë se ekonomia e vogël shqiptare e ka ritmin e rritjes më të lartin në Evropë.

Berisha potencoi se politika e rritjes së pagave dhe të pensioneve bazohet tërësisht në suksesin e modelit ekonomik të kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie. (LajmeShqip.com)