Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 14:30

Tiranë -Autoriteti i Konkurencës do të ndërmarrë një hetim paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshme të mjeteve motorike, pas dyfishimit të tarifës së sigurimit që ndërmorrën agjencitë e sigurimit më 1shkurt të këtij viti.

Përmes një njoftmi për shtyp, ky institucion bën të ditur se, Autoriteti është duke mbledhur informacione në lidhje këtë treg, ndonëse nuk është hera e parë që vëzhgon tregun e sigurimeve.

Në kohën kur çmimet për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike vendoseshin me miratimin e Ministrisë së Financave, Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se kjo ishte në kundërshtim me konkurrencën e lirë në treg.

Por me liberalizimin e tregut, Autoriteti i Konkurrencës përballet me fakte të tjera e me një ulje të menjëhershme të tarifave dhe vetëm pas disa muajsh me rritje të beftë të tyre.

Që prej fillimit të shkurtiti çmimet vjetore të siguracionit të makinave thuajse janë dyfishuar në krahasim me çmimet e mëparshme.

Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranoi se ishte ndërhyrja e këtij institucioni që detyroi kompanitë e sigurimit që të rrisin tarifat vjetore për sigurimin e automjeteve, por jo i përcaktimit të çmimeve aktuale të rritura.

Duket se me çmimet e ulëta, kompanitë nuk mund të mbulonin shpenzimet për dëmet, shpenzimet administrative dhe nuk mund të krijonin rezervat e detyrueshme teknike.

Sipas një sqarimi zyrtar, AMF thekson se tarifat e aplikuara ishin nën primin e rrezikut, që do të thotë se produkti shitej nën kosto dhe nuk krijohej fondi i duhur për të kompensuar dëmet. (LajmeShqip.com)