Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 09:17

Bruksel – Regjistrimi i automjeteve të reja në Evropë për herë të parë u rrit në 11 muajt e fundit, si rezultat i rritjes së kërkesës në Gjermani dhe Francë dhe dërgesave të rritura të autokompanive, siç janë “Folskvagen” dhe “Opel”, kumtoi njëri nga filialet të “Xheneral Motoros” (GM) amerikan.

Shitja e automjeteve të reja në rajon arriti 1,10 milionë në shkurt, gjegjësisht 1,4 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, kumtoi Shoqata e prodhuesve evropianë të automjeteve (ACEA).

Shitja e grupacionit “Wolskvagen” u rrit për 9,1 për qind në nivel vjetor, ndërsa GM shiti 8,3 për qind automjete më shumë se vitin e kaluar. “Fiat”, “Ford” dhe “Pezho-Sitroen” (PSA) shitën më pak automjete në muajin e njëjtë në vitin 2010.

“Fiat”, “Reno”, “Pezho” dhe “Folskvagen” ndodhen në mesin e aviokompanive të cilat u munduan t’i tërheqin blerësit me uljen e çmimeve, financimin më të lirë dhe miratimin e kredive të volitshme pa pjesëmarrje, pasi u ndërprenë subvencionet qeveritare në periudhën e përforcimit ekonomik.

“Opel”, njëri nga brendet e GM, i cili sivjet planifikon sërish të fillojë të punojë me profit, duke mos i konsideruar shpenzimet e ristrukturimit, shënoi rritje të shitjes për 8,9 për qind në rreth 72.000 automjete.

“Ford” filloi ta humb pjesëmarrjen në shitjen e tregut evropian pas rënies së dërgesave për 12 për qind, në rreth 73.000 automjete.

Shitja e përgjithshme e industrisë automobilistike në Evropë është zvogëluar në 13,8 milionë automjete në vitin 2010, prej 16 milionë në vitin 2007, sipas të dhënave të ACEA.