Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 14:34

Tiranë – Gjatë vitit 2010 rreth 8 500 fermerë kanë përfituar nga subvencionet e shtetit për mbjelljen e drurëve frutorë, për zhvillimin e teknologjive të ujitjes, për prodhimet në sera, prodhimin e qumështit, mjaltit, vajit të ullirit etj.

Drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani, thotë se shumica e subvencioneve janë shpërndarë në Qarqet e Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit.

Drejtori Vuksani thotë se që nga fillimi i këtij viti e deri më sot është rritur me 80 % numri i fermerëve që aplikojnë për subvencione.

Ai shton se nga shteti janë mbështetur edhe industritë agropërpunuese, në mënyrë që të mos dëmtohen produktet e fermerëve, por të jenë gjithnjë të gatshme për të dalë në tregun vendas dhe atë të huaj.